Connect with us

Maqedoni

Kovaçevski: Nuk ka asnjë amnisti me ndryshimet në Kodin Penal

Publikuar

“Kjo nuk do të thotë falje apo amnisti për askënd, këtë e tha edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili është profesor i shkencave juridike. Unë jam profesor i Shkencave Ekonomike. Nëse e lexoni ligjin, do të shihni se nuk ka falje për askënd, por specifikim të krimeve të kryera nga dikush”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski, kur u pyet për ndryshimet në Kodin Penal.

Ai tha se dikush po mundohet të paraqesë se me këto ndryshime të Kodit Penal nuk do të dënohen veprat që kanë të bëjnë me prokurimin publik.

“Në Kodin Penal ka një vepër penale specifike për abuzim gjatë organizimit të prokurimit publik. Ajo që është bërë në të kaluarën është bërë e gjitha sipas një neni të përgjithshëm shpërdorimi i pozitës zyrtare. Tani saktësohet se çfarë ka bërë personi, në të kaluarën ka ndodhur që në të njëjtin nen ka pasur dhjetë të pandehur dhe ku pas dhjetë vjetësh dikush u vërteton se kush çfarë ka bërë. Nëse akuzoni dikë për atë që ka bërë konkretisht, atëherë procedura është më efikase dhe më efektive. Dënimi është më i shpejtë dhe sigurisht që pason konfiskimi i zgjeruar”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se një nga debatet në opinion ishte se procedurat zgjasin me vite dhe paraburgimet zgjasin me vite dhe se këto ndryshime kanë për qëllim ndryshimin e këtyre gjërave.

“Nëse do të kishte falje, dikush do të ishte falur deri më tani, sepse presidenti e ka nënshkruar Dekretin për ligjin”, tha Kovaçevski.

Shqipëri28 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni11 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

NA NDIQ NË FACEBOOK