Connect with us

Maqedoni

Kuvendi i RMV-së vendosi të krijojë komision hetimor për rastin e Klinikës së Onkologjisë

Publikuar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e pranoi propozimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së për formimin e komisionit anketues për rastin e keqpërdorimit të terapisë në Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi në Shkup.

20 deputetë të koalicionit VMRO-DPMNE kanë dorëzuar sot propozimin e nënshkruar për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për skandalin në Klinikën Radioterapi dhe Onkologji. Kuvendi e pranoi propozimin për përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe përgjegjësive tjera.

Komisioni anketues do të përbëhet nga gjashtë deputetë të OBRM-PDUKM-së, pesë të LSDM-së, dy të BDI-së dhe një të Aleancës për Shqiptarët. Komisioni do të përcaktojë kronologjinë e ngjarjeve dhe rrethanave dhe nëse janë shkelur të drejtat e pacientëve të trajtuar në këtë klinikë.

Komisioni do t’i raportojë gjetjet e tij Qeverisë, Prokurorisë Publike dhe Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. Çdo dëshmitar apo ekspert që do të thirret nga Komisioni ka detyrimin të paraqesë njohuritë e tij dhe nëse mendon kështu mund të kërkojë një seancë të mbyllur.

Komisioni do të duhet të paraqesë një raport përfundimtar në Kuvend jo më vonë se një muaj pas përfundimit të punës.

Kuvendi vendosi të formojë komision hetimor, pasi Prokuroria Publike ka hapur hetime për pretendimet se disa punonjës të Klinikës e kanë rishitur terapinë në vend që t’ua japin pacientëve.

Lajme52 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK