Kosovë
Caktohet seanca e apelit në çështjen ndaj Salih Mustafës


Paneli i Gjykatës së Apelit e ka caktuar seancën në çështjen ndaj Salih Mustafës, për datat 26 dhe 27 tetor të këtij viti.
Kjo është bërë e ditur përmes një urdhri të publikuar në faqen e Gjykatës Speciale.
Sipas njoftimit, gjykimi do të mbahet nga ora 13:30 deri në 17:10 me datën 26 tetor, ndërsa nga 09:30 deri në 11:05 një ditë më vonë.















