Connect with us

Shqipëri

Përmbyset makina në aksin Librazhd-Elbasan, plagoset drejtuesi 25-vjeçar

Publikuar

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se automjeti tip “Volkswagen”, që drejtohej nga një 25 vjeçar, banues në Librazhd, si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK