Maqedoni
Pas ministrave të BDI-së, priten të dorëhiqen edhe 5 ministra të LSDM-së!?
Publikuar
para 3më

Qeveria po vijon strategjinë e saj përmes presioneve ndaj opozitës para ndryshimeve kushtetuese. Duke ndjekur shembullin e BDI-së, dorëheqje me kusht pritet të japin edhe ministra të tjerë në Qeverinë e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit.
Sipas informacioneve të TV 24, pesë ministra nga LSDM deri te kryeministri Kovaçevski do të dorëzojnë dorëheqje të kushtëzuara, që VMRO-DPMNE të votojë ndryshimet kushtetuese dhe të bëhet pjesë e një Qeverie pa BDI-në, ashtu siç ishte një nga kushtet e saj.
Mirëpo, ende nuk dihet se cilat poste ministrore LSDM ia ofron kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dhe nuk ka të dhëna nëse në mesin e tyre do të jetë edhe posti i kryeministrit, të cilin Kovaçevski e ka ofruar tashmë një herë.
Ndërkohë, deri tani opozita nuk dihet se a do të ndryshojë mendje deri më 18 gusht, kur fillon seanca parlamentare për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, raporton TV24.
E ndërsa Kovaçevski dhe Ahmeti po kërkojnë një mënyrë për të arritur 80 votat që nuk i kanë, shumica tashmë është një hap përpara. Ata kanë shkruar të ashtuquajturin Manifest për negociatat me BE-në.
Dokumenti është promovuar nga LSDM, BDI dhe partitë e tjera dhe përmes tij kërkojnë bashkimin e të gjitha partive parlamentare rreth procesit të integrimit evropian.
Por, VMRO-DPMNE në këtë dokument nuk sheh tentativë për bashkim, por një hap me të cilin qeveria edhe një herë humb mundësinë e konsensusit për amendamentet kushtetuese.
Edhe pse plani i qeverisë ishte që ndryshimet kushtetuese të votoheshin deri në fund të nëntorit, kur përfundon procesi i shqyrtimit, qeveria po ndryshon retorikën. Sipas Kovaçevskit, nuk ka afat kur bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë, sepse për seancën e dytë ndërqeveritare, BE-ja do të presë këtë lëvizje të Maqedonisë. Por ndërkohë, kjo do të thotë se vendi mbetet pas Shqipërisë, e cila pas procesit të skriningut hap grupet pa kushte shtesë që ka Maqedonia me propozimin francez.(INA)
You may like

Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Besar Durmishi paralajmëron për skenarë të mundshëm incidentesh në protestën e BDI-së në Tetovë

Reagon ashpër “Levica”: Bilall Kasami provokon me bustin e ushtarit të UÇK-së në Drenovec

Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15

Izet Mexhiti: Nisim aktivitete për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta

Fokus: Kasami dëshiron zgjedhje për këshillin në Tetovë





Durmishi: Dështimi i protestës tregoi se Tetova nuk pranon lojëra të errëta politike

Albi Qamili reagon për protestën e BDI-së: Tetova nuk manipulohet

Florian Nesimi – funksionarëve të BDI-së: Me një status për gjuhën shqipe nuk bëhesh patriot

Komandant Musteqja: E respektoj Daut Beqirin, sepse na përkrah me mish e shpirt neve pjesëtarëve të UÇK-së

PAMJE NGA DRONI: Pjesëmarrje e ulët në protestën e BDI-së në Tetovë

Boçi në Çair, takim me Izet Mexhitin: Identiteti shqiptar jo vetëm që nuk është cënuar, por po fuqizohet çdo ditë

Besar Durmishi paralajmëron për skenarë të mundshëm incidentesh në protestën e BDI-së në Tetovë

Reagon ashpër “Levica”: Bilall Kasami provokon me bustin e ushtarit të UÇK-së në Drenovec

Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

Bakiu: BDI proteston për problemet që nuk i zgjidhi për 22 vjet

Punëdhënësit para detyrimit ligjor: Nga korriku fillon pagesa e K-15

