Connect with us

Lajme

Rexha: Propaganda e egër ndaj Klan Kosovës i rrezikon punëtorët e televizionit

Publikuar

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se goditja e 14 qershorit nga qeveria për Klan Kosovën është dëm i pakthyeshëm dhe i pariparueshëm për lirinë e medias, pavarësisht vendimit që do të merret në vazhdim.

Sipas Rexhës, kjo do të ndikojë në raportet e vitit të ardhshëm për lirinë e medias në vend, sepse sipas tij, përveç vendimit, fushata që ka pasuar nga njerëzit e pushtetit, për AGK-në është shqetësuese, njerëz të cilët kanë vazhduar që ta lidhin Klan Kosovën me Serbinë.

“Duke thënë që ka bërë propagandë për Serbinë, kur ne të gjithë jemi dëshmitarë për funksionimin shumëvjeçar të Klan Kosovës dhe i dimë të gjitha lajmet, emisionet janë publike dhe një akuzë e tillë është e papranueshme dhe e rrezikon sigurinë e të gjithëve që punojnë në Klan Kosova”.

“Dhe preokupimi në AGK është gazetari dhe punëtorët medialë që mund të pësojnë nga mbyllja eventuale e Klan Kosovës, por që po pësojnë edhe tash me këtë propagandë të egër që sa herë që dikush që poston, gjithmonë ka akuza ose të njerëzve në pushtet ose simpatizantëve të partisë në pushtet, për ta lidhur me Serbinë dhe kjo duhet ndaluar e është vendim politik për ta ndaluar”, tha Rexha në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se vendimi i qeverisë ndaj Klan Kosovës është politik, pasi siç tha, po të ishte teknik, do të rregullohej me një email.

“Ajo që shkruhet në vendim, mënyra e regjistrimit në Maqedoninë Veriore dhe si i referohen qyteteve të Kosovës, dhe insistimi i Ministrisë që kjo është kundër-kushtetuese, kjo në fakt tregon që vendimi është politik”.

“Po të ishte teknik, do të rregullohej, do të dërgohej një email, do të shkonin njerëzit atje dhe do t’i rregullonin dokumentet dhe besoj që mund të ketë edhe qindra biznese të tjera që mund të kenë probleme të tilla dhe Ministria iu shkruan, shkojnë dhe vazhdojnë”, tha Rexha, njofton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i AGK-së tha se do të ishte goditje fatale në rast që politikisht vazhdohet me vendimin, ku siç tha, pasi vendimi i komisionit për ankesa në ARBK, por edhe i vetë ministrisë prapë mund të ketë ndikim politik.

“Ministrja mund të ketë ndikim, duke marrë parasysh që e kemi parë në këto dy vjet se si funksionon kjo qeveri dhe çfarë sentimenti anti-media ka, atëherë frika ime që prapë vendimi mund të jetë politik, por shpresojmë që kjo mos të ndodhë”, tha Rexha.

Maqedoni13 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri43 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme5 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK