Connect with us

Ndryshe

Fundi misterioz i kampionit të Ballkanit në Bodybuilding

Publikuar

Lajmi i hidhur vjen nga Rumania, ku ka gjetur vdekjen ish-kampioni i Ballkanit në Bodybuilding, Katalin Stefanescu, 30 vjeç.

Stefanescu u gjet i pajetë në një liqen pranë Lazurit në Rumani dhe siç raporton rumuni gsp.ro, policia po heton rastin.

Miku i sportistit është larguar për pak kohë nga vendi ku po peshkonin dhe kur është kthyer është ballafaquar me skenën e pabesueshme.

Hetimi do t’i japë përgjigje pyetjes se çfarë ka ndodhur dhe në veçanti do të hetohet mundësia që Stefanescu të jetë plagosur para se të mbytej, sepse thellësia e ujit në vendin ku është gjetur nuk kalon një metër.

Stefanescu ishte pjesë e ekipit kombëtar në kampionatin ballkanik të bodybuilding në vitin 2020, kur u bë kampion i Ballkanit dhe Rumanisë.

Ai punonte si trajner fitnesi, ishte i martuar dhe kishte një vajzë të vogël, transmeton portali i pavarur. /tesheshi.com/

NA NDIQ NË FACEBOOK