Connect with us

Kosovë

Rashiq flet për audio-incizimin ndërmjet Mimoza Kusarit të VV-së dhe Simiqit të Listës Serbe

Publikuar

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka komentuar audio-incizimin midis Mimoza Kusari-Lilës dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.

Rashiq thotë se deputeti i Listës Serbe, Slavko Simiq, do të mund ta ketë bërë incizimin e publikuar në media mes tij dhe shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila.

Por që Rashiq tha se kjo bisedë tashmë e publikuar nuk e ka befasuar atë pasi sipas tij, në politikë duhet të ketë komunikim politik.

“Simiqi ka qenë aty me qëllim, duke po supozoj që ai ka pasur një rol, një detyrë për të bërë një incizim, kështu bile po më duket kisha thënë, sepse kjo shihet që është dikund në zyre dhe ju mundeni sa i përket fuqisë së zërit ta vlerësoni kush është më afër, kush më larg mikrofonit. Kështu dhe fatkeqësisht nuk është diçka që më befason si koncept, sepse dihet që në politike ka metoda të ndryshme por disa janë morale, disa sikurse kam pritë prej tyre  nuk janë normale dhe çfarëdo lloj komunikimi që bëhet në aspektin e tillë, është për mua keqpërdorim kështu të një besimi politik”, tha ai në Teve1.

Më tutje ai përmendi edhe raste ku në të kaluarën sipas tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj e kishte quajtur Radoiçiqin si mik të shtëpisë.

“Në përgjithësi ai person ka ardhë si imponim i dikujt tjetër dhe atë person e kemi trashëguar të gjithë ne, duke ju përfshirë edhe ju sepse imponimi ka ndodhë prej jashtë dhe kjo ka ndodhë duke nisur prej vitit 2013. Dhe që të sqarohemi edhe njëherë në 2013 me nënshkrimin e parë të marrëveshjes së Brukselit këtë lirinë e shprehjes ose “veprimit politik”, i cili në këtë rast  inkorporon në politik kriminel ka qenë i inkorporuar së bashku me këtë marrëveshjen, e pastaj ai rrjeti prej 2013-tës, është fuqizuar dhe në fund të 2022-ës, është diqka që është trashëguar e cila me çdo dyshim po iu tregon edhe këtë incizim nëse kam dëgjuar që po përmendet figura e Radoiçiqit si negociator. Dhe po ua rikujtoj se para Mimozes ose me thënë shumë më herët Mimozes prej vitit 2017, 2018, 2019 e ka lloj lloj të ndryshëm të përfaqësimit të lartë që unë do ti citoj tash,  psh ish-kryeministri  ka thënë bukfalisht ka qenë mysafir në televizionin në Çagllavicë është “Slobodno Srbski”, i cili ka thënë që Radoiqiqin e ka mik të shtëpisë, kryeministri zoti Haradinaj, dhe kjo është një info e vjetër. Prandaj jo vetëm ajo që ai është i vetmi që ka pasë guxim të tregoj një gjë të tillë por ju e dini që në forma të ndryshme dhe duke nisur nga zotëri Thaçi deri te tjerët, kanë deklaruar se kanë një bashkëpunim dhe kjo ka qenë jo vetëm në formën verbale por në formën politike”, shtoi ai.

Gjatë ditës së djeshme është publikuar një audio-incizim ndërmjet shefes së grupit parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari dhe Slavko Simiq.

Mimoza Kusari – Lila, e ka pohuar se është zëri i saj në audio-incizimet e siguruara nga gazeta Nacionale.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Shqipëri21 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme1 hour ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni2 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni5 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme6 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme7 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë8 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

NA NDIQ NË FACEBOOK