Connect with us

Maqedoni

Kallëzim penal kundër kryetarit të Gjykatës Administrative, Burim Sejdini

Publikuar

Të punësuarit në Gjykatës Administrative në Shkup kanë kallëzuar penalisht kreun e kësaj gjykate, Burim Sejdinin mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare. Kallëzimet penale të cilat i ka siguruar ekskluzivisht Televizioni Alsat i janë dërguar Policisë Financiare, Komisionit për parandalimin e korrupsionit, kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministres për Qeverisje të mirë, Sllavica Gerkovskas.

Përmbajtja e kallëzimeve penale përfshinë në rend të parë shpërndarjen e lëndëve në mënyrë manuale edhe pse Sejdini ka qenë i obliguar që të njëjtën ta bën përmes sistemit AKMIS. Sipas denoncimeve anonime nga të punësuarit, Sejdini dyshohet se së fundmi ka punësuar dy persona në Gjykatë, por që sipas tyre në kundërshtim me ligjin pasi bëhet fjalë për nënë dhe bijë e që në këtë rast krijohet bazë për konflikt interesi. Gjithashtu kallëzimet përmbajnë denoncimin për vjetërsimin e qëllimshëm të mbi 190 lëndëve nga viti 2021 deri në vitit 2023, kryesisht lëndë financiare nga Doganat dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike. Jo zyrtarisht dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit arrin me miliona euro. Akoma nuk dihet nëse një dëm i tillë buxhetor është konstatuar nga Policia Financiare dhe Anti-korrupsioni.

Kallëzimi penal

Shpërndarja e lëndëve në mënyrë manuale duke keqpërdorur sistemin AKMIS

Punësimi të kundërshtim me ligjin (konflikt interesi)

Vjetërsim i qëllimshëm i 190 lëndëve (të Doganave dhe DAP-it)

Me kallëzimet penale është njoftuar edhe Këshilli Gjyqësor i cili të mërkurën kishte në rend dite formimin e një komisioni për kryerjen e kontrollit në Gjykatën Administrative, por për arsye akoma të panjohura nga organi më i lartë i drejtësisë në vend një komision i tillë u prolongua për në muajin shtator. Gjendja e tillë faktike në Gjykatën Administrative dhe mos procedimi i ankesave në Gjykatën e lartë Administrative ishte konstatuar edhe në raportin e muajit prill të vitit 2019, megjithëse në vitin 2021 nga faqja e Ministrisë së Drejtësisë është larguar një raport i tillë. Në të është konstatuar se gjatë kontrollit janë gjetur ankesa të vitit 2014, 2015, 2016 dhe 2017 kur kryetare e gjykatës ishte Jetmire Ajdini Boshnjaku. Për keqpërdorimin e sistemit AKMIS ish kreu i Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski ndodhet në burg dhe është dënuar me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa për mos procedim dhe gjykim në afat racional në disa gjykata të vendit janë bërë kontrolle, por pa rezultate konkrete dhe raporte përkatëse nga ana e Këshillit Gjyqësor. /Alsat.mk

Shqipëri19 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni11 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

NA NDIQ NË FACEBOOK