Connect with us

Sport

Drama e Edwin van der Sarit, pësoi goditje në tru gjatë pushimeve në Kroaci

Publikuar

Ish-portieri i famshëm holandez, Edwin van der Sar, 52 vjeç, ka pësuar hemorragji në tru dhe ndodhet në terapi intensive, në gjendje të qëndrueshme, siç raportohet nga klubi i Ajaxit, ku ai luajti nga viti 1990 deri në vitin 1999.

Qershorin e kaluar skuadra holandeze e shkarkoi nga detyra e Drejtor Ekzekutiv, post që e mbante që nga viti 2016.

Van der Sar ndodhej në Kroaci për pushime, siç raporton gazetari holandez Mike Verweij, kur pësoi goditjen dhe u transferua me helikopter në spital pasditen e kësaj të premteje, pak pas ngjarjes dhe u shtrua në terapi intensive.

Lexo edhe:

Manchester United, klubi për të cilin luajti mes sezoneve 2005 dhe 2011 ka dërguar gjithashtu një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale për ish-portierin, që numëron 86 ndeshje me “Djajtë e Kuq”. Në “Old Trafford” Van der Sar arriti të fitonte, veç të tjerave, edhe një Champions League në sezonin 2008-09.

The post Drama e Edwin van der Sarit, pësoi goditje në tru gjatë pushimeve në Kroaci appeared first on SuperSport.

NA NDIQ NË FACEBOOK