Connect with us

Lajme

Osmani nesër e pret në takim Edi Ramën

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do ta pres në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, siç ka njoftuar zyra e presidentes.

Takimi do të zhvillohet në ora 16:00.

Nuk është e qartë nëse do të ndodhë edhe takimi mes Ramës dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Kurti ka thënë të mërkurën se është i gatshëm të takohet me Ramën në mbledhjen e dy qeverive.

Mbledhjen mes dy qeverive e kishte anuluar Rama për shkak të situatës në Veri.

NA NDIQ NË FACEBOOK