Connect with us

Lajme

Rama: Studentët e Mjekësisë që nisin këtë vit shkollën do e marrin diplomën 5 vite pasi të kenë përfunduar studimet

Publikuar

më

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte menjëherë pas mbylljes së mbledhjes së qeverisë ka dhëën detaje në lidhje me vendimet e marra në këshillin e ministrave.

Rama është shprehur se studentët e mjekësisë pas mbylljes së studimeve duhet që më pas të bëjnë 5 vite punë në vend.

“Thelbi është shumë i qartë se çdo qytetar i republikës së Shqipërisë që paguan taksa shteti e financon universitetin publik, në këtë rast formimin e mjekëve të rinj, për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar shëndetin e të gjithë qytetarëve të tij,. Nuk është njëlloj si profesionet e tjera, por është një profesion i lidhur drejtpërdrejt me detyrimin e çdo shteti për shëndetin e qytetarëve dhe me të drejtën e çdo qytetari për të pasur kujdes shëndetësor.

Në kushtet kur gjermania e para dhe vendet e tjera po luftojnë me demografinë me plakjen e popullsisë dhe me nevojën për burime të freskëta njerëzore që duhet të vijnë nga jashtë dhe kur janë bërë stacion ndalimi për shumë profesionistë për të gjithë fushat dhe në këtë rast për mjekët e kemi të domosdoshme që të ndërmarrim këtë hap, që do të thotë se çdo student i mjekësisë që do të futet në universitet duhet që të njihet me faktin se mjekësia studimet i ka aq sa janë dhe për tu pajisur me diplomë duhet edhe 5 vite në shërbim të këtij populli. Është zgjedhje e tyre dhe nuk është vetëm një zgjedhje ndërsa për ato që duan që të studiojnë mjekësi në universitetin publik duhet që të pranojnë formatin e ri të universitetit nuk ndryshon asgjë në thelb përsa i përket ushtrimit të profesionit [por duhet të bëhet këtu pasi populli paguan taksa për këtë jo që mjekët që formohen në një universitet me taksat e tyre të ikin që ditën e parë. Nuk u ndalohet e drejta atyre që janë aktualisht në universitet që të largohen por që duhet të paguajnë një tarifë tjetër që mbulon kostot dhe nevojën që ka universiteti për një student”, ka thënë Rama.

Vijon….

Maqedoni48 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK