Connect with us

Lajme

FNSH dhe policia rrethojnë Krujën, asgjësohen disa parcela me kanabis

Publikuar

Një operacion anti kanabis po zhvillohte këtë të mërkurë në Krujë me qëllim zbulimin dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve për ABC News mësohet se kontrolle intensive janë zhvilluar në të gjithë zonën e Krujës, kryesisht në Malësinë e Krujës, Nikel, Bilaj, Derven, Mazhe, Thumane etj.

Në kuadër të këtyre kontrolleve të zhvilluara nga policia e Krujës dhe nga FNSH është bërë i mundur shkatërrimi i disa parcelave me kanabis dhe janë shpallur në kërkim autorët. /abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK