Connect with us

Bota

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 27-vjeçari shqiptar

Publikuar

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në zonën e Skylabela në Greqi.

Drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal plazhi në ishull humbi drejtimin duke shkaktuar dhe përmbysjen e automjetit.

Sipas mediave greke përplasja ka qenë aq e fortë sa i riu është hedhur nga makina e tij.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca, policia dhe zjarrfikësja por i riu që banonte prej vitesh në Mykonos, kishte ndërruar jetë.

NA NDIQ NË FACEBOOK