Connect with us

Kosovë

“Do të ishte mirë të pendoheshin”- Albulena Haxhiu bën gjyqin publik, zbulon emrat e deputetëve që votuan “Zajednicën”

Publikuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ua ka bërë gjyqin publik deputetëve të legjislaturave të mëhershme për votimin e marrëveshjes Thaçi-Daçiq të arritur në Bruksel, ku njëra nga pikat ishte edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, duke publikuar emrat e tyre. Ky veprim i saj vjen në kohën kur Kosova ka presion të madh ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit.

Haxhiu këtë veprim e ka bërë në llogarinë zyrtare të saj në ‘Facebook’, teksa akuzoi pushtetet e kaluara për, siç e quajti ajo, rehabilitim të shërbimeve të BIA-s, shkruan Gazeta Insajderi.

“Karakterin një-etnik, delegimin kundër-kushtetutes të kompetencave ekzekutive dhe krijimin e një shtrese të tretë të pushtetit të qeverisjes që e mëtonte kjo marrëveshje e parimeve, gjykata do t’i gjente në shkelje të kushtetutës dy vite më vonë kur kësaj marrëveshje ju sqaruan e zhvilluan kompetencat me marrëveshjen Mustafa-Vuçiq më 25 gusht të vitit 2015”, deklaroi ndër të tjera Haxhiu.

“Strukturat paralele ilegale nga shërbimet e BIA-s, “Mbrojta Civile” dhe “Rojat e Urës”, në vend të shpërbërjes u rehabilituan në institucione të Kosovës. Pasi nuk u shpërbënë, ato kurrë nuk u integruan. Sot, dhjetë vite pas, përveçse ilegale kryejnë edhe vepra terroriste e kriminale siç e pamë me 29 maj të këtij viti në Zveçan si dhe me aktin terrorist që u parandalua para katër ditësh po ashtu në Zveçan”.

“Disa nga emrat që e kanë votuar Asociacionin/Zajednicën para 10 viteve e kritikojnë atë sot, por do të ishte mirë që kritikës t’i paraprijë pendimi e kërkim falja. Asisoj do të kuptohej sinqeriteti në kritikë e besimi në angazhim”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ministres. /Insajderi.org/

Lajme34 minutes ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni2 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri2 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme3 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni5 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri5 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë6 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme6 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë7 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni7 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

NA NDIQ NË FACEBOOK