Sport
Brozovic largohet nga Interi, zbulohen detajet e marrëveshjes

Marcelo Brozovic zgjedh Arabinë Saudite. Mesfushori kroat ka pranuar ofertën e Al Nassr ku do të ketë mundësinë të luajë në të njëjtën skuadër me Cristiano Ronaldon, teksa javën e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi i marrëveshjes.
Mediat italiane bëjnë me dije se pas pranimit të ofertës nga ana e kroatit, edhe Interi me Al Nassr kanë arritur akordin për çmimin e kartonit, me arabët që do të paguajnë 23.5 milionë euro në arkat e zikaltërve.
Nga ana tjetër, mesfushori kroat do të përfitojë një pagë monstruoze prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, shifër që e bindi të heqë dorë nga oferta e Barcelonës dhe të transferohet në Arabinë Saudite.
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ Zguro firmos me kampionët, zyrtarizimi të hënën
- VIDEO/ Gjashtë minuta për golin e fitores, Vrioni rikthehet protagonist në Amerikë
- Sulmuesi i kombëtares bëhet me skuadër të re, prezantohet te kampionët
- Konfirmohet lajmi i SuperSport, Nexhipi zyrtarizohet në Turqi
Merr fund kështu eksperienca e Brozovic me fanellën zikaltër të Interit, ku u transferua verën e 2014-ës dhe në 9 sezone në Milano, numëron 330 ndeshje e 31 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet.
Tashmë zikaltrit pritet të hidhen në sulm për të sjellë në Milano Davide Frattesin, mesfushor italian i shumë-pëlqyer nga Inzaghi, kartoni i të cilit vlen rreth 40 milionë euro. Gjithsesi Interi pritet ta marrë për një shifër prej 25 milionë eurosh, plus huazimin e 2-3 futbollistëve nga akademia zikaltër.
The post Brozovic largohet nga Interi, zbulohen detajet e marrëveshjes appeared first on SuperSport.






















