Connect with us

Lajme

Sulm në një spital në Çeki, vriten 6 persona

Publikuar

Gjashtë persona janë vrarë  nga një sulm në një spital në Republikën Çeke.

Sulmuesi i dyshuar ndodhet në arrati.

Ministri i brendshëm, Jan Hamacek, tha se policia u njoftua për këtë sulm në orën shtatë të mëngjesit të së martës, I cili ndodhi në qytetin Ostrava, në pjesën verilindore të vendit, shkruan BBC.

Sipas raportimeve të medieve lokale, sulmuesi i qëlloi me armë viktimat në klinikën e traumatologjisë, ndërsa më vonë të gjithë personat që ndodheshin brenda ndërtesës janë evakuuar.

“Policia është duke e kërkuar sulmuesit në mënyrë intensive”, njoftuan autoritetet.

Në raportimet e medieve çeke thuhet se sulmuesi ishte një burrë i veshur me xhaketë të kuqe dhe ai qëlloi me armë në njërin prej  departamenteve të pacientëve që nuk janë të caktuar për qëndrim të gjatë në spital.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK