Connect with us

Ndryshe

Gruaja zbulon se është përdhunuar nga 83 burra, ia sillte bashkëshorti në krevat

Publikuar

Një rast tronditës abuzimi seksual është zbuluar në Francë. Një grua rreth të 60-ave është përdhunuar nga dhjetëra burra në shtëpinë e saj në Francë.

Gruaja është përdhunuar nga të paktën 83 burra në një periudhë kohore 10 vjeçare (2011-2021) me miratimin e bashkëshortit të saj, i cili pasi drogonte të shoqen me ilaçe të forta gjumi, ftonte në shtëpi përdhunuesit që të “shthurnin” mbi bashkëshorten e tij, dëshirat e tyre të sëmura seksuale.

Por nuk mjafton me kaq bashkëshorti “monstër” filmonte burrat teksa i përdhunonin të shoqen në krevatin e tyre martesor. Bashkëshorti i 60-vjeçares me pseudonim “Dominique P” rekrutonte përdhunuesit e të shoqes nëpërmjet një faqeje në internet për t’i sjellë më pas në shtëpi.

E përdhunuara ka zbuluar abuzimet seksuale ndaj saj kur ka gjetur materialet filmike në shtëpi. E shokuar nga ajo çfarë pa, 60-vjeçarja denoncoi rastin menjëherë në polici.

Ajo ka thënë në polici se ndonjëherë zgjohej natën e lodhur dhe ndihej sikur trupit të saj i kishte ndodhur diçka, por gjithmonë ia atribuonte këto mendime ëndrrave të këqija.

Autoritetet besojnë se burri “monstër” i jepte bashkëshortes pilula Lorazepam (ilaç i fortë ), sigurisht pa e kuptuar 60-vjeçarja.

Përveç abuzimit të tmerrshëm seksual ndaj gruas së tij për vite me radhë, Dominique P. dyshohet se ka kryer edhe shumë krime të tjera në vend.

Ndër akuzat më të rënda me të cilat përballet është përdhunimi dhe vrasja e një agjenteje imobiliare 23-vjeçare, Sophie Narm , e cila u gjet e vdekur në një apartament në Paris në vitin 1991./albeu.com/

Maqedoni16 minutes ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri46 minutes ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme2 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni3 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri4 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme4 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme5 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë5 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme5 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë6 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni6 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

Bota6 hours ago

Pamje të pazakonta në Gjermani, pema merr flakë pasi bie mbi linjën e tensionit gjatë stuhisë

NA NDIQ NË FACEBOOK