Connect with us

Lajme

Pacolli: Rama gjithmonë është interesuar për Kosovën, ka arsye të fortë për propozimin e Asociacionit

Publikuar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, beson se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arsye të fortë pasi e propozoi një draft-Statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të cilin ua dorëzoi Kancelarit gjerman Olaff Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Pacolli tha se Rama gjithmonë është interesuar që të gjejë zgjidhje në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai theksoi se në shumicën e rasteve propozimet e kryeministrit Rama kishin qenë të duhura, teksa shtoi se beson se propozimin e fundit e ka bërë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Besoj që Edi Rama, ka pasur një arsye të fortë të dalë me një deklaratë të tillë, të thotë që pa u konsultuar me askënd ka përgatitur një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, më ka befasu shumë, duhet të shikohet cila është arsyeja. Rama gjithmonë ka qenë i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, është angazhuar kudo. Në çdo takim që kemi pas aty ka qenë Edi Rama, pikë kryesore të diskursit e ka pasur Kosovën, zgjidhjen e problemit të Kosovës”, tha Pacolli për RTV Dukagjini.

“Ai gjithmonë ka pasur kritika ndaj punës apo udhëheqësve të Kosovës, shumicën e rasteve me arsye, ndonjëherë pa arsye. Por në fund të fundit pothuajse gjithmonë ka pasur të drejtë. Për këtë të fundit nuk mund të përgjigjem çka e nxiti mu tani të del me një propozim të tillë. Besoj që ai mund të jetë në lidhje me faktorin ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ndryshe, propozimi i draft-Statutit të Asociacionit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hasur në reagime të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. 

Maqedoni11 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK