Connect with us

Bota

Të plagosur dhe të arrestuar në Gjermani/ Trazira nga radikalët e majtë, njerëz të maskuar sulmojnë policinë, hidhet gaz lotsjellës

Publikuar

E shtuna u shpall nga radikalët e majtë të Lajpcigut “Dita X” në shenjë solidariteti me ekstremisten e majtë të dënuar Lina E. Me gjithë demonstratën e ndaluar për të shtunën, sipas një vendimi gjykate, ka pasur trazira.

Trazira në Lajpcig në përkrahje të studentes së dënuar Lina E. Njerëz të maskuar kanë sulmuar policinë natën e së shtunës në lagjen Konevitc në Lajpcig duke hedhur gurë dhe materiale piroteknike në drejtim të policisë, bën të ditur agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Policia përdori gazin lotsjellës. Shumica e barrikadave të ndezura u shuan në mesnatë. Megjithatë gjatë natës të së shtunës u shënuan mjaft “vepra penale” bën të ditur policia. Disa nëpunës policie u dërguan në spital të lënduar, një gazetar është sulmuar nga një person i panjohur. Të shtunën në mëngjes policia ka kryer tre arrestime.

Dita X u thirr në shenjë solidariteti me studenten e dënuar Lina E., dhe tre të akuzuar, të cilët u shpallën fajtorë pas akuzave për krjimin e një organizate kriminele dhe kryerjen e gjashtë sulmeve serioze ndaj neonazistëve, një rast ky i pazakontë dhune ekstremizmi të majtë në Gjermani. Rasti shkaktoi tensione të mëdha politike, ku mbrojtja dhe skena politike shumë e majtë në Lajpcig, qytetin e Lina E., thonë se ajo akuzohet si terroriste e majtë duke u kthyer në kokë turku si për mediat edhe për autoritetet. Shumë ankohen se sistemi i drejtësisë është i butë me neonazistët.

Policë nga e gjithë Gjermania në Lajpcig
Demonstrata të shtunën është ndaluar, këtë e konfirmoi edhe Gjykata Administrative në Lajpcig të premten në mbrëmje. Bashkia e kishte ndaluar më parë demonstratën e “Ditës X” nën moton “United we stand -megjithatë mbrojmë antifashizmin autonom”, me argumentin se ekziston rreziku i një demonstrate të dhunshme. Bazë për këtë ishin prognozat e autoriteteve të sigurisë. Sipas policisë ekziston rrezik dhune dhe ka pasur thirrje për militantizëm.

Qarqet e majta kishin bërë thirrje për mobilizim në Lajpcig me qëllim të ardhjes së përkrahësve nga Gjermania dhe Europa. Për të ruajtur rendin Drejtoria e Policisë së Lajpcigut mbështetet të shtunën nga trupa policore të ardhur nga të gjitha landet gjermane e po ashtu edhe policia federale jep mbështetje për ruajtjen e sigurisë. /DW/

Lajme25 minutes ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni1 hour ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri2 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme3 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni4 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri5 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme5 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë6 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme6 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë7 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni7 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

NA NDIQ NË FACEBOOK