Lajme
“Dil nga studio…”, plas keq mes Mërtirit dhe Nokës: Keni humbur thellë, nuk ju besojnë qytetarët

Mes Ergys Mërtirit dhe Flamur Nokës ka patur një debat në emisionin “Të Paekspozuarit”, për zgjedhjet dhe humbjen e thellë të opozitës, e cila sot pretendon se votat u blenë nga mazhornca.
Ergys Mërtiri: Makineria e blerjes së votës funksionon prej vitesh. Por, ju nuk jeni në gjendjen që duhet të ishit normalisht. Ne mes të Tiranës nuk shitet vota. Në Dibër keni humbur 70% të votave…
E dyta, në 2021 Rama ka qenë më i interesuar për të blerë votën. Dhe në 2021 u vranë në Elbasan për të mbrojtur votë, tensioni dhe lufta ishin si kurrë më parë. Ju morët rezultat 170 mijë vota më pak se 2021 këtë rradhë. Nuk denonconi oligarkët, sepse dikur kanë qenë tuajët. Kur populli percepton që nuk jeni të distancuar nga oligarkët, krimi dhe e kaluara korruptive… Akoma nuk keni reflektuar për 2013.
Flamur Noka: Je i vetmi shqiptar që thua që qeveria e Sali Berishës ka qenë e korruptuar.
Ergys Mërtiri: Ka qenë e korruptuar edhe ajo. Që të jeni bindës duhet ta ndëshkoni korrupsionin tuaj.
Ergys Mërtiri : Keni një drejtor hipoteke, që vazhdon me ju dhe mbledh vota. Si do të fitoni ju? Nëse do ishit rinovuar, me njerëz të rinj, fytyrë të re, programe, ide, njerëzit do të besonin dhe nuk shisnin votën. Kur njerëzit nuk besojnë, thonë hajd mê mirë po marr një 50 mijë lekësh.



















