Connect with us

SKENA

Nëna e Luiz Ejllit surprizë këngëtarit në natën finale? Takim me…

Publikuar

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëjnë gati dasmën e tyre, sapo të mbarojë “Big Brother”. Këngëtari i propozojë për martesë moderatores, duke emocionuar jo vetëm atë, por edhe publikun jashtë.

Por ajo që nuk di këngëtari, është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t’i bërë një surprizë atij në natën finale. Gjatë “Prime”- t të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri: “Normal që do ta takoj”.

Mamaja e Luizit ka gati 1 javë që ka mbërritur në vend dhe ajo do të jetë pikërisht surpriza që do ti bëhet këngëtarit në finale e madhe të 6 maji. Por deri kur të shkojmë tek ajo natë, takimi i Kiarës dhe vjehrrës së saj, pritet të ndodhë përpara.

Ndërkohë një mendim pozitiv për nusen ka shprehur edhe motra e këngëtarit. Ina Ejlli pas marrjes së instagramit të vëllait, Luizit ka filluar bashkëbisedimet me ndjekësit. Përmes një bashkëbisedimi “pyetje-përgjigje”, ajo i është përgjigjur disa pyetje rreth Kiarës.

Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe se u duket shumë pozitive e ndryshe nga ajo që shfaqet në ekran. Teksa një ndjekës e ka pyetur sesi e shikon familja e këngëtarit Kiarën, Ina Ejlli është përgjigjur duke thënë se e shohin “me syrin dhe zemrën e Luizit”.

Që në fillim të këtij edicioni marrëdhënia e Luizit me familjarët e tij ka qenë në qendër të vëmendjes. Këngëtari u shpreh se ishte future në lojë pa i treguar familjes dhe se nuk priste që nëna e tij të vinte ta takonte. Vetë Luizi u shpreh se nëse do të vinte, fjala e parë që do ti thoshte do të ishte ‘si u fute pa më thënë’.

Artisti la të kuptohej se ishte bërë pjesë e lojës pa lajmëruar familjarët e tij. Duket se shkak për këtë është bërë pikërisht një debat që ka pasur me familjen e tij kohët e fundit para se të bëhej pjesë e formatit. Zërat për këtë sherr mes familjes erdhi kur Luizi u shpreh javë më parë se ishte me një sëmundje të rëndë.

Teksa të gjithë prisnin që familja të reagonte, nga ana e tyre ishte një heshtje e plotë. Pasi lajmi u publikua në rrjet, menjëherë erdhi edhe një reagim në rrjetin e tij personal, “Instagram”. Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë dhe të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”. Ata kanë kërkuar nga portalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz të cilët ndodhen jashtë.

Krisja e marrëdhënieve mes tyre është bërë shkak që Luizi të shkëpusë për disa kohë kontaktet, kohë kjo që përkon edhe me futjen e tij në lojë, në këto kushte pa lajmëruar asnjë nga familja. Por duket se me letrën dhe me mesazhin e dërguar brenda shtëpisë, raportet e tyre janë rivendosur dhe mamaja e këngëtarit, i ka bërë me dije se e mbështet në këtë rrugëtim të tij.

Fill pas surprizës, në studiot televizive është diskutuar shumë rreth raportit të këngëtarit shkodran me familjen e tij. Por duket se këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës dhe Luizi me familjen e tij kanë tashmë një marrëdhënie të shëndetshme. I gjithë kurioziteti i ndjekësve do të jetë takimi mes nënës dhe Luizit, duke qenë se atë do të kemi mundësi ta ndjekim, ndryshe nga takimi i Kiarës me vjehrrën e ardhshme.

Maqedoni37 minutes ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme2 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni3 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri4 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme5 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni6 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri6 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme7 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni9 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri9 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme9 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme10 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

NA NDIQ NË FACEBOOK