Connect with us

Ndryshe

E moshuara rrëfen për jetën e saj: Djali i mixhës m’ka feju 12 vjeç, familja jem nuk ja ka prishë se u kanë i hastretit

Publikuar

E moshuara Fatime Dervishaj ka rrëfyer për lajmi.net jetën e saj.
Në rrëfimin e saj ajo tregon se si djali i mixhës së saj e kishte fejuar qysh në moshën 12 vjeçare.

‘’Djali i mixhës ka qenë ushtar bashkë me burrin, ai e ka pyetur edhe babën edhe nënën, ata nuk ja kanë prish se ka qenë djali i asretit’’ thotë Fatimja.

Fatimja rrëfen se ajo e fejuar ka qëndruar rreth pesë vite. Ajo thotë se në kohën e saj dasmat ishin organizuar shumë mirë.

‘’Përpara dasmat bëheshin shumë të mira, dasmat zgjatnin ka 2-3 ditë’’.

Më tutje ajo tregon se familja ia kishte ndaluar të shkonte edhe në shkollë, mirëpo për këtë ajo thotë se nuk është mërzitur me familjarët./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK