Sport
Refuzoi detyrën e rivalëve të Shqipërisë, Gerrard: Më pëlqen roli si taksist!

Steven Gerrard është i papunë prej tetorit të vitit 2022, kohë kur u shkarkua nga klubi i Aston Villa-s për mungesë të rezultateve. Megjithatë, ofertat në drejtim të trajnerit 42-vjeçar nuk kanë munguar, jo vetëm nga klube brenda dhe jashtë Anglisë, por edhe nga kombëtare.
Gerrard ishte shumë pranë stolit të Polonisë, rivales së Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2024. Megjithatë, pasi mori kohën e tij, legjenda e Liverpool refuzoi dhe së fundmi zbulon edhe arsyet pse ende nuk është duke ushtruar profesionin e trajnerit.
Lexo edhe:
- Ofertë e çmendur për të bashkuar Cristianon me Mourinhon!
- “S’mund të kemi kaq shumë zezakë dhe myslimanë…”, trajneri i PSG-së akuzohet për racizëm
- VIDEO/ Sokol Cikalleshi realizon golin e shtatë në Ligën Saudite
- Aguero ndez polemikat: Golat e Ronaldos, me fat, Messi driblon 5 lojtarë
“Mendoj se para se të rikthehesh në detyrë, të duhet kohë për të rimarrë energjitë. Durimi është i rëndësishëm në këtë pikë. Prej momentit kur u largova nga Aston Villa, kam pasur oferta të ndryshme si për të drejtuar klube, po ashtu edhe kombëtare. Por, ndjeja se nuk ishte momenti i duhur. Tani për tani, po shijoj periudhën si taksist i dy vajzave të mia dhe djalit të vogël”, u shpreh Gerrard.
The post Refuzoi detyrën e rivalëve të Shqipërisë, Gerrard: Më pëlqen roli si taksist! appeared first on SuperSport.






















