Connect with us

Lajme

Çfarë po ndodh? RENEA ‘zbarkon’ në Elbasan, 5 persona të shoqëruar

Publikuar

RENEA ka zbarkuar sot në Elbasan, ku ka zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve. Aksioni në fjalë është zhvilluar pak minuta më parë, ndërsa zona përreth tregut të fruta-perimeve është rrethuar.

Raportohet për 5 persona të shoqëruar, ndërsa nuk dihet identitet i tyre si dhe arsyet e shoqërimit.
Kjo është e disata herë që forcat RENEA hyjnë në këto ambiente pa urdhër gjykate për të ushtruar kontrolle.

Nga ana tjetër banorët janë shprehur të indinjuar për shkak të këtyre kontrolleve.

NA NDIQ NË FACEBOOK