Connect with us

Kosovë

Pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan

Publikuar

Një aksident ka ndodhur sot në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan ku mbeten të lënduar pesë persona.

Rastin e ka konfirmuar konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan,  ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar pesë persona”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se me rastin po merret njësiti i trafikut.

NA NDIQ NË FACEBOOK