Sport
PSV në lojë për titullin, -6 nga Feyenoordi

PSV u kthye te fitorja në ndeshjen e javës së 27-të në elitës së futbollit holandez, duke mundur me rezultatin 2-4 NEC. Skuadra e Van Nistelroy-t shënoi që në të 7-tën me anë të De Jong, ndërsa pak pasi ishin mbushur 20 minuta lojë Boscali shënoi dhe të dytin me kokë.
Pa u mbyllur pjesa e parë, PSV shënoi sërish me Veereman këtë herë, duke shkuar e qetë drejt dhomave të zhveshjes. Në pjesën e dytë de Jong shënoi dhe të dytin personal e të katërtin për miqtë, të cilët pritet konfirmimin e VAR për të festuar.
Lexo edhe:
- Çmenduri për golashënuesin e Serie A, një njohje e vjetër dhe Mbappe transferojnë Osimhen në Francë
- Dortmundi rikuperon 6 lojtarë para Bayernit, gati t’i prishë debutimin Tuchelit
- Precedenti i para 8 viteve dhe binjakëzimi me tifozët e Napolit, ndalohet transferta për ultrasit holandezë
- Minifutboll/ Shqipëria, një hap larg historisë! Ndaj Spanjës luhet për kualifikimin
Në të 59-tën Tannane realizoi një super gol për vendasit, ndërsa më pas sërish marokeni në të 87-tën e çoi në rrjetë direkt nga një goditje dënimi, por dy realizimet kishin vetëm vlerë statitistikore, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.
PSV shkon në vendin e dytë me 56 pikë, 5 më pak se Feynoordi, që ka një ndeshje më pak.
The post PSV në lojë për titullin, -6 nga Feyenoordi appeared first on SuperSport.






















