Connect with us

Lajme

Rama: Do hapim thirrjen për blerjen e pallateve

Publikuar

Po zhvillohet mbledhja e 10 e jashtëzakonshme e qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri Edi Rama tha se do të fillojë blerja e apartamenteve dhe do bëhet një thirrje për të gjithë ata që kanë stok, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Është e rëndësishme të bëjmë një thirrje për të gjithë ata që kanë stok. Por shitësit duhet të dinë se nuk është rasti të shitet me çmim të lartë pasi nuk është rasti të blejmë për të fituar”, tha Rama.

“Në momentin që flasim kemi 103 grupe inspektimi në terren dhe një numër të konsiderueshëm të ekspertëve të huaj. Janë shembur 33 objekte dhe 5 janë në proces”.

“105 objekte janë të futura në zonën e rrezikut. Këtu duhen angazhuar forca policie për të prishur këto banesa pasi nuk mund ta zgjasim këtë histori”.

klankosova.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK