Connect with us

Lajme

“Branitelli” pyet: Çfarë ardhmërie ka ky shtet me terroristë në qeveri?

Publikuar

Erdhën për ta shënuar ditën kur ata konsiderojnë se e kanë fituar betejën për Kalanë e Tetovës në luftën e 2001-shit, e u grindën mes vete.

Invalidi i luftës së vitit 2001 nga radhët e “Branitellave”, Aco Stojanovski ka folur për media menjëherë pasi kreu i “Dinjitetit”, Stojanço Angellov e kreu deklaratën për media, informon Klan Macedonia. Ai akuzoi pushtetin për diskriminim, sipas tij, të branitellave dhe policëve që kanë marrë pjesë në mbrojtje të vendit në vitin 2001.

“Po flisni për ardhmërinë… Çfarë ardhmërie kur terroristët i keni në Qeveri? Dikur partia “Dinjiteti” angazhohej që terroristët mos të jenë në Qeveri, e sot kanë koalicion me ata. Kjo është një turp për Maqedoninë! Turp”, tha invelidi i luftës Aco Stojanovski.

E Kryetar i partisë “Dinjiteti” doli për të thënë se ata e kanë fituar secilën betejë ku kanë pasur urdhër për të luftuar.

“Ne, ‘mbrojtësit’ e Maqedonisë në vitin 2001 fituam në secilën betejë ku patëm urdhër që të luftojmë. Humbën politikanët, humbën politikanët e atëhershëm të pavendosur që ranë nën presionin e fortë të Komunitetit ndërkombëtar”, tha Stojanço Angellov nga partia “Dinjiteti”.

Por nga përvoja e mëvonshme, Angellov thotë se ndoshta është më mirë që ka ndodhur kështu, për shkak se lufta mundej që të përhapet dhe pasojat të jenë shumë më të mëdha./KlanMacedonia

Lajme4 minutes ago

Nënshkrimet do t’i nënshtrohen verifikimit/Ilir Ferati deklarohet për zhvillimet e fundit në LDK

Lajme35 minutes ago

Sonte ndizet Haraçina! Shkëndija prezanton “armatën” e sezonit të ri, tifozët thirren në festën kuqezi!

Lajme39 minutes ago

Shabani: Me lot krokodili nuk bëhet politika, VLEN do të korrigjojë padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes

Shqipëri2 hours ago

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

Lajme3 hours ago

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Retorika për spastrim etnik është e papranueshme dhe çnjerëzore

Lajme3 hours ago

Turqia shënon 10-vjetorin e tentativës së dështuar për grusht shteti! Ulusoy: Sovraniteti i përket kombit

Maqedoni3 hours ago

Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi

Lajme3 hours ago

VLEN: Bekim Sali përfaqësoi vendin mes burrështetasve evropianë në Paris

Kosovë3 hours ago

Zejnulla Gashi sot pranon detyrën e re nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj

Lajme4 hours ago

BDI: Në Mbrojtje, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Shqipëri4 hours ago

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Kosovë5 hours ago

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq

NA NDIQ NË FACEBOOK