Connect with us

Lajme

Historia e 84 vjeçarit që i mbijetoi dy tërmeteve

Publikuar

 Hile Zefi, 84 vjeçar iu ka mbijetuar dy tërmeteve të fuqishme në jetën e tij atij të vitit 1979 në 15 prill në Shkodër dhe atij të këtij viti më 26 nëntor me magnitudë 6.4.

Zefi tregon se 26 nëntori e tronditi shumë atë dhe familjen e tij: Ajo ditë na tronditi shumë dhe dolëm jashtë.

Ai thotë se pas tërmetit në Shkodër u zhvendos fillimisht në Laç e pastaj në Durrës: “Pas asaj dite erdha të jetoja në Laç pastaj erdha në Durrës, kam 21 vjet këtu derisa më 26 na erdhi tërmeti i dytë. Na zuri në një orë që nuk ishim as në gjumë as zgjuar, tani jemi vendosur te kisha bashkë me gruan djalin nipin e nusen.

Me thënë të drejtën komuna na është gjendur në çdo minutë, ekspertët thanë se kjo banesë ka vetëm restaurim, tani se çfarë do ndodhë nuk e dimë, sepse na thanë do ta shohim mirë mos ka lëvizje. Për momentin janë tre familje që jetojnë brenda tani në pallat”, tha ia për  Top Channel, transmeton Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK