Connect with us

Lajme

Tetovë, do të largohen garazhet dhe kioskat ilegale

Publikuar

më

Komuna e Tetovës nëpërmjet inspektoratit komunal do të largojë të gjithë garazhet dhe kioskat të vendosura në vende publike. Sipas udhëheqësit të inspektoratit komunal për ndërtimtari Abdylgani Aliji qëllimi është që të lirohen hapësirat publike. Ai tha se qytetarët kanë afat 7 ditë që ato t’i largojnë vet.

“Inspektorati ndërtimor ka filluar me njoftimin e qytetarëve që kanë të vendosura garazhe apo kioska pa leje në afat prej shtatë ditësh të fillojnë t’i mënjanojnë , në të kundërtën inspektorati komunal do të fillojë me largimin e tyre, që nuk posedojnë asnjë lloj dokumentacioni, ndërsa qytetarët që i kanë vendosur pa leje harxhimet do i mbartin vetë”, tha Abdylgani Aliji – inspektorati komunal.

Qytetarët që anketuam afër këtyre garazheve thonë se çdo ndërtesë do të duhet që të ketë vend parkim, ndërsa shprehen PRO largimit të garazheve pa leje.

“Pa leje, komuna duhet të gjitha t’i largojë”

“Të gjithë ndërtesat, çdo banesë duhet të ketë garazhe, si mund unë banojë këtu a veturën ta lë atje në Përxhena Bafçe, unë këtu jetojë.”

Në shumicën e rasteve edhe pse qytetarët kanë garazhe, përsëri veturat i parkojnë jashtë ndërsa të njëjta i shfrytëzojnë si vend për mbajtjen e mjeteve të punës. Në bazë të të dhënave jo zyrtare, me heqjen e këtyre garazheve do të lirohen diku mbi 3200 vendparkime.

Shqipëri1 hour ago

Drejt përfundimit aksi i ri Berat–Ballaban–Këlcyrë, Rama: I jep tjetër hov turizmit, shkurton kohën e udhëtimit

Lajme2 hours ago

Qeveria shpall gjendje emergjente në furnizimin me energji, Ibër-Lepenci detyrohet të prodhojë rrymë nga Ujmani

Maqedoni4 hours ago

Bujar Osmani: VMRO-DPMNE po e keqpërdor VLEN-in si instrument të propagandës së vet

Shqipëri4 hours ago

Nga Tiranë–Durrësi te bypass-i i Elbasanit, Karakaçi zbulon projektet e mëdha rrugore: Ja akset që do të financohen

Lajme5 hours ago

31 vjeçari shqiptar me 7 identitete bie në prangat e policisë gjermane

Maqedoni6 hours ago

Bebet prej 530 gramësh arrijnë të mbijetojnë, mjekët e Klinikës Gjinekologjike në Shkup rrëfejnë sfidat e shpëtimit

Shqipëri7 hours ago

“Je servil i padobishëm! Je dyfytyrësh”! Bido sherr me Kikinë: Guxo të ma thuash jashtë studios…

Lajme8 hours ago

“Muj me hapë kompani në Tiranë e me ble rrymë prej Hamoviqit”, Ymeri: Kurti s’e ka seriozisht ndalimin e tregtimit të energjisë me Serbinë

Maqedoni9 hours ago

Qyteti i Shkupit ua ka mbyllur derën inspektorëve të Inspektoratit të Gjuhëve

Shqipëri9 hours ago

Pas Microsoft, probleme edhe në bankat më të mëdha amerikane! Mijëra klientë pa akses në llogaritë

Lajme10 hours ago

Pacientja me fibrozë cistike letër Arben Vitisë: Ministër, sëmundja nuk pret

Lajme11 hours ago

Saranda Imeri Stafai i reagon Bujar Osmanit: Ballkani i Hapur nuk kthehet më- as Ali Ahmeti e as Vuçiqi

NA NDIQ NË FACEBOOK