Connect with us

Lajme

Rama: Kush ndërton shtëpinë në fshat merr 20 milionë lekë

Publikuar

Kryeministri shqiptar Edi Rama në mbledhjen e qeverisë, e cila ishte e nënta pas tërmetit të 26 nëntorit, tha se qytetarët kanë nevojë për një sy nga qeveria.

“Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë t’ju japim financim, mesatarisht 20 milionë lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat”.

“100 % të qirasë për një vit për ata që nuk kanë strehë, 65 % e njerëzve në nevojë hyjnë në ditët në vijim. Sot dhe në vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit”, tha ai./TCh

NA NDIQ NË FACEBOOK