Connect with us

Kosovë

Aksident mes tri veturave, 4 të lënduar

Publikuar

më

Katër persona kanë mbetur të lënduar pasditen e së dielës në Rudar të Zveçanit si pasojë e një aksidenti.

Për portalin rtv21.tv, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.

“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshirë 3 automjete, njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me të arritur në lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme materiale”, ka deklaruar Hoxha.

Hoxha ka thënë se bazuar në informacionet fillestare njëri automjet ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në këtë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e rastit sipas procedurave ligjor”, ka deklaruar tutje Hoxha./21Media

Maqedoni2 minutes ago

Mexhiti dhe Sylejmani në Ankara: Dakordohet bordi këshillëdhënës për restaurimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

Lajme18 minutes ago

Rizvanolli flet përsëri për ditë të vështira që po vijnë, fajin ia lë Hormuzit

Lajme47 minutes ago

Zëvendësdrejtori i Kadastrës, Amet Ziberi, i kundërpërgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit janë punësuar 8 shqiptarë

Lajme51 minutes ago

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

Shqipëri2 hours ago

Fantazma e kandidatëve të protestës

Lajme2 hours ago

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

Lajme2 hours ago

Pas denoncimit të këshilltarëve të VLEN-it, Inspektorati i Gjuhëve kryen inspektim urgjent në Butel

Lajme3 hours ago

Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

Lajme3 hours ago

Bekim Sali: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me One Stop Shop, BDI-ja iku nga votimi i marrëveshjes

Maqedoni4 hours ago

Blerim Abazi publikon shifrat e punësimeve në shëndetësi në Kumanovë: 105 maqedonas dhe 61 shqiptarë

Lajme4 hours ago

Apeli nuk ia pranon kërkesën Rozeta Hajdarit për rrëzimin e aktakuzës, rasti shkon në gjykim

Maqedoni4 hours ago

Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK