Bota
Stuhi dimërore dhe vala të nxehti godasin këtë shtet. Ja sa do të shkojnë temperaturat

Një stuhi e madhe bore ka pushtuar SHBA, ndërsa pjesët juglindore të vendit përgatiten për temperatura rekord të larta.
Që nga e mërkura, rreth 75 milionë njerëz në 28 shtete janë vendosur nën alarmet e motit dimëror. Stuhitë në Dakotas, Minesota dhe Ëisconsin kanë detyruar shumë shkolla dhe biznese të mbyllen.
Ndërkohë, temperaturat e larta në Uashington DC pritet të thyejnë një rekord gati 150-vjeçar.
Parashikohen erëra të fuqishme që mund të arrijnë shpejtësinë 50 mph (80 km/h) dhe një erë e ftohtë deri në -45 celsius në disa zona. Në shtetet veriore, parashikimet deri në 60 cm të borës në disa pjesë mund të nënkuptojnë se zonat do të përballen me reshjet më të mëdha të borës për 30 vjet.
Sipas zyrtarëve, shteti mund të thyejë rekordin e tij për reshjet e bores.
Moti i akullt parashikohet gjithashtu për Los Angelos.
Ndërkohë, pjesa më e madhe e SHBA-së jugore po zhytet në temperatura jashtëzakonisht të larta për këtë periudhë të vitit. Të mërkurën, McAllen, Teksas, regjistroi 35 gradë celsius. Vapa të mërkurën në Lexington, Kentucky dhe Nashville, Tennessee, shkatërroi rekordet që shtriheshin më shumë se një shekull. Cincinnati, Indianapolis, Atlanta dhe qytete të tjera amerikane gjithashtu panë nivele rekord.
“Gjatë gjithë dimrit, ne kemi parë këtë model të vazhdueshëm, ku SHBA-ja perëndimore po sheh temperatura nën mesataren dhe SHBA-ja lindore po sheh temperatura mbi mesataren”, deklaroi për BBC Neës shkencëtari klimatik Andreë Kruczkiewicz
















