Kosovë
Gjakovë: Vëllai sulmon fizikisht vëllain e tij, përfundon në pranga

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike kryesisht nga familjarët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe së fundmi në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, në rrugën ‘Ali Ibra’, ku pas një konflikti verbal mes tyre, 25-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij 22-vjeçar, duke e goditur me një copë alumini.
Përballë kësaj situate, kanë ndërhyrë familjarët e tyre, teksa i riu ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.



















