Kosovë
Çka thotë Lutfi Haziri për deklaratën e Glauk Konjufcës

Nënkryetari i Lidhjes Demokaratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka folur për zhvillmet e fundit rreth arritjen e marrëveshjes më Lëvizjen Vetëvendosj (LVV) duke thënë se nuk ka krizë, shkruan Periskopi.
Haziri ka thënë se kanë mbetur edhe disa çështje për dakordim.
“Kemi një program prej 25 faqeve të përgaditë dhe të finalizohet nga lidërt janë pak çështje që kanë mbet të dakordohemi. Kjo ndarje të finalizohet nga dy liderët”
“Nuk ka të bëjë më krizë, nuk ka stagnim ka shtyrje është shty i cili do të ndodhë këto ditë dhe vazhdohet aty ku ka mbet lidhur me ndarjen e përgjegjësive në instucione dhe me finalizu me konstituim të Kuvendit”, ka thënë Haziri në Debat Plus në RTV D.
Ndërsa për deklarata e nënkryetarit të VV’së, Glauk Konjufca i cili ka thënë ‘LDK-ja po mendon se po bëjnë pazar, se janë të pazëvendësueshëm dhe po na kushtëzojnë’ai tha se nuk e ka dëgjuar deklaratën e tij.
“Ajo çfarë ka thënë nënkretarti i VV’së, Galuk Konjufca ka qënë ajo që e kanë dëgju gjithë publiku por ai ka fol në emer të subjektit që e përfaqëson”, ka thënë Haziri.
Ai tutje ka thënë se dallimet i kanë kaluar pra 6 javëve në kohën e takimeve të grupeve punues duke aluduar se tani më mes VV’së dhe LDK’së nuk ka dallime dhe marrëveshja është çështje ditësh./Periskopi/




















