Connect with us

Lajme

Lëvizja BESA vazhdon bashkëbisedimet me qytetarët në komunën e Sarajit

Publikuar

Me ftesë të kryetarit të Lëvizjes BESA – Saraj, Hasim Murtezani sonte bashkë me kryetarin Bilall Kasami, sekretarin organizativ Adnan Azizi dhe funksionarë tjerë partiak realizuam takim me banorët e f.Llokë në Komunën e Sarajit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga zëvendëskryetari i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha.

“Çdo ditë në bashkëbisedim me qytetarët për të dëgjuar hallet e tyre dhe për të afirmuar qendrimet politike të Lëvizjes BESA”, ka theksuar Arjanit Hoxha.