Connect with us

Lajme

Kovaçevski: RMV-ja faktor stabilitet në rajonin e Ballkanit

Publikuar

më

Kryeministri, Dimitara Kovaçevski, duke folur për konkluzionet e konferencës të sigurisë në Mynih, tha se Ballkani Perëndimor perceptohet si stabil dhe se Maqedonia e Veriut momentalisht është faktor i stabilitetit në Ballkan, si anëtare e NATO-s, vend që ka filluar negociatat me BE-në dhe e cila kryeson me OSBE-në.

Në një intervistë për agjencinëe lajmeve MIA, sic njofton KlanM, ai tha se, vendi është pëmendur si shembull që përmes përpjekjeve diplomatike, arriti t’i zgjedh problemet me fqinjët.

Sa i përket luftës në Ukrainë, kryeministri theksoi se, vendet perëndimore dhe vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së janë më të unifikuar se kurdoherë.

“Përfaqësuesit edhe të SHBA-së, nënkryetarja e Amerikës edhe kancelari Scholz edhe kryetarja e KE-së, si edhe liderët e tjerë nga Evropa shprehën mbështetje parezervë për Ukrainën, sepse aty nuk bëhet fjalë vetëm për sulm të një shteti ndaj një shteti tjetër, por bëhet fjalë për sulm të një shteti më të fuqishëm ndaj një më të dobët dhe nëse nuk ndalet ai dhe nuk i ndihmohet Ukrainës, mund të nxiten shtete të tjera që ta bëjnë atë në shtet” – tha Kovaçevski.

Kovaçevski, sic njofton KlanM, theksoi se, tema e dytë jashtëzakonisht e rëndësishme për të cilën u fol në këtë konferencë ishte edhe lufta kibernetike e cila po zhvillohet dhe është pjesë e luftës në Ukrainë, ndaj të cilës janë të ekspozuara të gjitha shtetet, posaçërisht ato të botës perëndimore dhe veç më dihet prej cilave shtete vijnë ato sulme.

“Gjithashtu, u bisedua për ndihmën të cilën duhet t’i jepet shteteve që përballen me këto sulme kibernetike, ne jemi një ndër ato shteti të cilat janë të ekspozuara ndaj sulmeve kibernetike megjithatë nuk është e vetmja. Nëse i shohim mediat, do të shohim se, me atë përballet edhe Mali i Zi, Gjermania më herët, Serbia dhe vendet e tjera. Kjo gjithsesi e thekson nevojën e bashkëpunimit ndërkombëtar” – tha Kovaçevski.

Konferenca e sivjetme e Sigurisë në Mynih, e cila filloi të premten ka në qendër Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy mbajti fjalimin e hapjes përmes lidhjes me video dhe u kërkoi aleatëve të rrisin mbështetjen për vendin e tij, duke paralajmëruar se në vendin e tij ishin jetë njerëzish në rrezik. Liderët botëror rikonfirmuan mbështetjen e perëndimit për Ukrainën. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se, Gjermania do të dërgojë tanke në Ukrainë dhe u bëri thirrje edhe aleatëve që ishin në gjendje ta bënin këtë. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron, u bëri thirrje shteteve anëtare të BE të investojnë ndjeshëm në shpenzimet e mbrojtjes.

Lajme34 minutes ago

Konkursi i partisë apo ATK-së? Kandidatja e VV-së për asambleiste punësohet në ATK (Dokument)

Kosovë3 hours ago

A e ka gjetë PDK kryetarin dhe a mund të bëhet dikush që nuk ishte pjesë e UÇK-së – çfarë thotë Rrahman Rama

Lajme3 hours ago

Liridona Vejseli i reagon Blerim Bexhetit: Kur ishte ministër, katër shqiptarë u dënuan për një grafit

Maqedoni3 hours ago

Zjarr në garazhin e “KAM Mall” në Shkup, evakuohen vizitorët pas përhapjes së tymit

Shqipëri3 hours ago

Si dështoi atentati i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj biznesmenit izraelit

Lajme4 hours ago

Saranda Imeri Stafai ironizon BDI-në: “Atyre që marrin rrogë në BDI, a u takon edhe K15?”

Kosovë4 hours ago

Zbulohen prapaskenat nga takimet PDK-VV, emri i Justina Shiroka-Pulës nuk ishte pjesë e diskutimit, deri kur e përmendi Kurti

Shqipëri6 hours ago

“Evropa është zgjuar”- Shqipëria ble raketa nga SHBA-të, gjenerali Prenga: Bashkëpunim me partnerët për rritjen e kapaciteteve!

Kosovë7 hours ago

“Jo, nuk është fotografi e pasluftës”, Hykmete Bajrami ndan pamje nga Fakulteti Ekonomik pa rrymë

Lajme7 hours ago

Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane

Lajme7 hours ago

Nga banka e të akuzuarve në krye të vendit: Teuta Arifi shfaqet në eventin e BDI-së

Maqedoni8 hours ago

Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë

NA NDIQ NË FACEBOOK