Bota
Pamje nga droni, si duken qytetet turke të shkatërruara nga tërmeti (VIDEO)

Janë publikuar pamjet me dron të ndërtesave të shembura në Turqi si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e të hënës.
Po ashtu në pamje shihen dhe përpjekjet e ekipeve të kërkim-shpëtimit për të nxjerr nga rrënojat njerëzit.
Dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën mëngjesin e 6 shkurtit
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani ka kaluar 30,000.
Tashmë është konfirmuar se vetëm në Turqi kanë vdekur 29605 persona. 3553 të tjerë janë vrarë nga tërmeti në Siri. Kjo e çon numrin total të të vdekurve në 33,158.






















