Connect with us

Bota

Zbardhet misteri! Këtë ndërtesë në Turqi nuk mund ta shkatërronin 2 tërmete! Rreth saj ka grumbuj rrënojash dhe betoni, por ajo është e PAPREKUR!

Publikuar

Kahranmarash, një qytet në jug të Turqisë ishte një nga më të prekurit nga tërmeti katastrofik që goditi vendin të hënën, më 6 shkurt, në orët e para të mëngjesit. Qyteti u lëkund dy herë, herën e parë kur magnituda e tërmetit ishte 7.8 ballë dhe me të dytën 7.5 ballë të shkallës Rihter. Kaq mjaftoi që një numër i madh ndërtesash të larta të shembeshin si shtëpi prej letrash, duke u shkaktuar vdekjen mijëra personave.

Disa ditë pas tërmetit, në Twitter është shfaqur një foto, tek e cila shihet një ndërtesë, e cila është e paprekur, madje as e plasaritur nga lëkundjet e tokës. Kaq mjaftoi për të tërhequr vëmendjen e Mhir Uktrashit, i cili shpërndau dy foto të një ndërtese në këmbë, gjë që nuk mund ta bënin as dy tërmete të forta, por gjithçka rreth saj u shkatërrua dhe u kthye në një grumbull rrënojash dhe betoni.

Lindi pyetja, kujt i përket kjo ndërtesë?! Përgjigja pasoi shpejt:

“Ndërtesa në foto është ndërtesa e përfaqësuesit të Dhomës së Inxhinierëve të Ndërtimit në Kahramanmara?. Nuk duhen më fjalë. Mjafton shkenca dhe inxhinieria për të ndërtuar struktura që do t’i mbijetojnë një tërmeti kaq të madh. Për sa kohë që shkenca dhe teknologjia janë aplikuar për të mirën e popullit!,”- ka shkruar Ultaš në Twitter.

Fotoja nisi dhe një polemikë të re në rrjetet sociale.

 

Maqedoni41 minutes ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri1 hour ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme2 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni3 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri4 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme5 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni6 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri7 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme7 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme8 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë8 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme8 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

NA NDIQ NË FACEBOOK