Bota
Emerngjencat turke në betejë edhe me zjarrin, për të dytën ditë asesi të shuhet zjarri në portin e Iskenderunit

Pas dy tërmeteve të mëdha që tronditën Turqinë , zjarri në kontejnerët në Portin e Iskenderunit vijon në ditën e dytë. Njësitet zjarfikëse luftojnë për të mbajtur nën kontroll flakët, raporton Ahaber, përcjell Zyrtare.
Zjarri në këtë port është gjithnjë e më pak i kontrollueshëm për shkak të përhapjes së tij në mjedis më të gjërë.
Zjarri është aktiv në një zonë të gjerë, ndërsa puna e ekipeve të mbështetura nga anijet vazhdon për të marrë kontrollin e zjarrit.
Porti Iskenderuni është një port që gjendet afër provincave turke që u goditën nga tërmeti i së hënës./Zyrtare.net/






















