Sport
Zbulohet, tifozët e Atleticos ‘dëshironin vdekjen e Griezmann’

Ishte rikthimi i Antoine Griezmann në ‘Wanda Metropolitane’ dhe ai nuk u mirëprit aspak.
“Griezmann, vdis”, u brohorit në një pikë për rreth 20 sekonda nga tifozët në sektorin jugor dhe kjo i është raportuar komisionit qeveritar, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, u bë e qartë në raportin zyrtar të ligës se disa seksione të tjera të stadiumit shprehnin mospajtimin e tyre me një thirrje të tillë përmes fishkëllimave.
Hedhja e një ombrellë në fushë u raportua gjithashtu tek autoritetet.
Raportet kundër dhunës në fundjavë gjithashtu shënuan një gjest të vrazhdë të bërë në afërsi të Sergio Ramos nga Aleix Vidal gjatë ndeshje Alaves – Real Madrid të shtunën. /Lajmi.net/






















