Lajme
Bledi Çuçi jep të rejat e fundit: 4000 persona të akomoduar në hotele, 6500 në çadra

Qeveria bëri mbledhjen e 7 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit.
Në mungesë të kryeministrit Rama i cili merr pjesë në saminitin e NATO-s që mbahet në Londër, drejtimin e mbledhjes e mori zëvendëskryeministri Braçe.
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi i cili është personi i plotfuqishëm i kordinimit të operacioneve tha se vazhdojnë ndihmat nga Turqia, Mali i Zo, Kroacia etj.
“Çdo ditë po vijnë ekspertë nga jashtë të cilët po u bashkohen grupeve në terren. 4000 persona të akomoduar në hotele dhe 2054 në palestra. 6500 persona janë akomoduar në çadra dhe 390 në banesa sociale. 36 shkolla janë me dëme të rënda – katër prej tyre në Tiranë. 12 ndërtues janë të gatshëm për të rindërtuar” tha Çuçi.




















