Kosovë
Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, pesë të lënduar (FOTO)

Në orët e mbrëmjes së 2 janarit 2023, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, gjegjësisht në Sibofc ka ndodhur një aksident ku të përfshira janë dy vetura, shkruan “Raporto24.com”.
Siç mëson Raporto24, nga ky aksident janë lënduar pesë persona dhe se të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm.
Derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe ato të Policisë, ndërkaq për afro gjysëm ore kjo magjistrale ka qenë krejtësisht e bllokuar.






















