Connect with us

SKENA

Ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare këngëtari i grupit të njohur Faithless

Publikuar

Ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare këngëtari i grupit Faithless, Maxi Jazz . Ai ishte zëri i hiteve të mëdha si ‘Zoti është DJ’ dhe ‘Insomnia’.

Grupi me një postim në Facebook ka njoftuar ndjekësit dhe fansat se këngëtari u nda nga jeta mbrëmë, duke folur për të me fjalët më të bukura.

“Na vjen keq të njoftojmë se Maxi Jazz ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Ai ishte një njeri që ndryshoi jetën tonë në shumë mënyra. Ai i dha kuptimin dhe mesazhin e duhur muzikës sonë. Ai ishte gjithashtu një njeri i mrekullueshëm për të gjithë ishte një njeri i mençur dhe i urtë. Ishte një nder dhe, natyrisht, një kënaqësi e vërtetë të punoja me të. Ai ishte një tekstshkrues brilant, një DJ, një budist me një prani të madhe skenike, një entuziast i makinave, një burrë i bukur, një gjeni”, shkruan ata.

Advertisement