Lajme
Hakerat e nxorrën “lakuriq”/ Kreu i SHISH jep dorëheqjen, Rama e merr në Kryeministri

Pasi hakerat e nxorrën ‘lakuriq’ në sytë e shqiptarëve, kreu i SHISH, Helidon Bendo ka dhënë dorëheqjen dhe është emëruar si këshilltar pranë kryeministrit. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Edi Rama.
Rama njofton:
Me HELIDON BENDON, Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, i cili për arsye të vazhdimit të studimeve pasuniversitare në Kolegjin e Studimeve Ndërkombëtare e të Sigurisë, pranë Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara, ka dorëzuar dorëheqjen. Ai do të angazhohet në vijim si këshilltar i kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.
Kujtojmë se Bendo ishte nën shënjestrën e hakerave iranianë. Këta të fundit publikuan çdo gjë për të, madje edhe familjen. Gjithashtu ata nxorrën edhe emrat e të gjithë punonjësve të institucionit.





















