Connect with us

Lajme

Zbulohet një nga fabrikat më të mëdha të kanabisit në Hampshire, arrestohen 3 shqiptarë

Publikuar

Gjatë një operacioni të policisë britanike tre shqiptarë janë burgosur pas zbulimit të një prej fabrikave më të mëdha të kanabisit të gjetur ndonjëherë në Hampshire.

Oficerët po kryenin hetime në lidhje me një tjetër rast që i bëri ata të hynin në magazinë në Millbank Street, Southampton, të premten, 21 tetor rreth orës 11:45.

Brenda, ata zbuluan 2,012 bimë kanabisi në faza të ndryshme të pjekurisë dhe qindra vazo të tjera bosh, të cilat kishin mbajtur më herë bimët narkotike.

Sipas ekspertëve të drogës, fabrika mund të ketë një qarkullim vjetor deri në 1.6 milionë paundë.

Brenda magazinës ishte sajuar një ndërtesë dytësore, e cila kishte disa dhoma të mëdha prodhimi me vaditje, ventilatorë, llamba ajrimi dhe ngrohjeje.

Po ashtu, aty kishte zyra të improvizuara dhe një sallë konferencash, një kuzhinë, krevate të mjaftueshme për të fjetur 12 persona dhe një banjo. Madje kishte edhe pajisje palestre.

Gjithashtu ishte vendosur një sistem kamerash sigurie për të monitoruar perimetrin e magazinës.

Furnizimi me energji elektrike ishte lidhur në mënyrë të paligjshme për të anashkaluar matësin, me tre kabllo të mëdhenj që kalonin nën tokë jashtë magazinës.

Në vendngjarje, efektivët arrestuan Rezart Selami, 29 vjeç, Alfred Mamoci, 36 vjeç dhe Selami Lugja, 31 vjeç, të gjithë pa adresë fikse. Fabrika u çmontua gjatë një dite dhe bimët u shkatërruan, së bashku me telefona celularë.

Selami, Mamoci dhe Lugja u deklaruan fajtorë për prodhimin e një droge të klasit B – kanabis dhe u paraqitën në Gjykatën e Kurorës së Southampton dje (21 dhjetor) për t’u dënuar. Ata u burgosën secili nga tre vjet. /abcnews.al

Shqipëri4 minutes ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme1 hour ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni2 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri3 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme4 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni5 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri6 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme6 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë7 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme7 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë8 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

NA NDIQ NË FACEBOOK