Lajme
Laura Papraniku dhe Aleksandër Trajkovski laureatë të çmimit “Mito Haxhi Vasilev- Jasmin”
Publikuar
para 4më

Laura Papraniku Bejtullau dhe Aleksandër Trajkovski janë fitues të çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin” për gazetari dhe publicistikë për vitin 2022. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua të mërkurën në kuvend. Gazetarja Papraniku tha se ky çmim është motiv dhe inkurajim për të mos e zhgënjejmë besimin e opinionit.
LAURA PAPRANIKU BEJTULLAU
“Rruga deri tek informimi i drejtë edhe i saktë sigurisht që është e mbushur përplot me sakrifica, me sfida dhe probleme të ndryshme, sepse është pikërisht gazetaria ajo e që duhet të informojë në kohë të drjetë dhe të saktë, për të gjitha problemet pavarësisht se sa ato janë të ndjeshme”.
Ajo theksoi se gazetaria është bekim për vendet ku e drejta e fjalës dhe liria e mendimit në media konsiderohen aleate për të arritur një standard më të mirë.
Publicisti Aleksandar Trajkovski këtë çmim e përjetoj si vlerësim të punës së tij dhe si vlerësim të të gjithë publicistikës letrare.
Laura Papraniku Bejtulla ka një karrierë të pasur në gazetari dhe kontribut të madh në trajtimin e temave të arsimit. Për vite më radhë ka punuar në gazetat “Fakti”, “Lajm” dhe “Koha”. Në fillim të këtij viti ajo botoi librin “Pabarazia në arsim”, ndërsa tani punon në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, ku është edhe redaktore e revistës “Skupi”, botim i këtij instituti.
Çmimi “Mito Haxhi Vasiliev – Jasmin” është një nga çmimet më prestigjioze që ndahet nga Ministria e Kulturës për arritje në sferën e publicistikës dhe gazetarisë. /SHENJA/
You may like

Thaçi me parashikim: Ja kur do të kemi zgjedhje në Maqedoninë e Veriut?

Hije mbi rastin “Soravia”: Pas më shumë se dy vitesh hetim, Prokuroria pa përgjigje konkrete mbi “progresin”

Vazhdon kaosi dhe humbja e termineve në Qendrën Klinike të Shkupit

Ali Ahmeti në Kërçovë: Strukturat e reja do të sjellin fitore të reja

Kasami dhe Mexhiti nga Dibra: Puna e Fisnik Melës po shihet, qyteti po ndryshon

Kaltrina Zekolli: Me ritëm të lartë po vazhdon ndërtimi i autostradës Gostivar–Bukojçan





Kasami dhe Mexhiti në Gostivar: VLEN hyn në fazë konsolidimi dhe fuqizimi organizativ

Thaçi me parashikim: Ja kur do të kemi zgjedhje në Maqedoninë e Veriut?

Hije mbi rastin “Soravia”: Pas më shumë se dy vitesh hetim, Prokuroria pa përgjigje konkrete mbi “progresin”

Paralajmëron eksperti i komunikacionit: Mungesa e radarëve po u jep dorë të lirë shkelësve në trafik

Vazhdon kaosi dhe humbja e termineve në Qendrën Klinike të Shkupit

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

Ali Ahmeti në Kërçovë: Strukturat e reja do të sjellin fitore të reja

“Poshtë qeveria!” – Shqiptarët thirrje në kor poshtë zyrës së Edi Ramës

Kasami dhe Mexhiti nga Dibra: Puna e Fisnik Melës po shihet, qyteti po ndryshon

Kaltrina Zekolli: Me ritëm të lartë po vazhdon ndërtimi i autostradës Gostivar–Bukojçan

Dhjetëra të lënduar nga aksidenti në rrugën Kumanovë – Sveti Nikollë

