Sport
Mourinho pëlqen një “tulipan”, por pretendimet ekonomike të futbollistit të Barçës stepin Romën


Memphis Depay, holandezi i Barcelonës, golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave te Holanda, është një nga objektivat kryesorë të Romës në merkaton e janarit, pasi i përfundon kontrata me klubin spanjoll në qershor 2023 dhe mund të nënshkruajë si lojtar i lirë për një ekip tjetër që në fillim të vitit.
Megjithatë, sipas faqes “Calciomercato”, drejtuesit e skuadrës italiane nuk janë të gatshëm t’i paguajnë pagën që Depay kërkon: pesë milionë euro neto në sezon. Kërkesat e 28-vjeçarit konsiderohen të ekzagjeruara për arkat e skuadrës së Serisë A, që drejtohet nga Jose Mourinho.
Megjithatë, sipas “Calciomercato”, deri në fund të javës është planifikuar një takim mes përfaqësuesve të Depay-t dhe drejtuesve të Romës, për të tentuar gjetjen e një rruge të mesme.






















