Nis takimi trepalësh, Borrell-Kurti-Vuçiq
Ka nisur takimi mes kryediplomatit evropian, Josep Borrell, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim po mbahet pas takimeve që ka mbajtur Borrelli veçmas me Kurtin dhe Vuçiqin.
Pritet që pas këtij takimi të mbahet konferencë për media nga Borrelli.
09.43 – Pas Kurtit, Borrelli nis takimin me Vuçiqin – Pas pak ai trepalësh
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryediplomati evropian, Josep Borrell ka nisur takimin me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Pas këtij takimi pritet të mbahet takim mes Borrellit, Kurtit dhe Vuçiqit.
Borrell në një postim në Twitter të dielën ka thënë se presin ulje të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Që nga vendimi i Qeverisë për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato të Kosovës në fund të qershorit, situata në veri është e tensionuar.






















